FIFA ka bërë sot zyrtare ndarjen në vazo për shortin e Kupës së Botës 2026 që do të zhvillohet më 5 dhjetor.
Dilemat më të mëdha padyshim ishin mbi pozicionimin e skuadrave që vinin nga play-off që kanë mbetur për të zbuluar emrat e 6 ekipeve të fundit pjesëmarrëse në turne, pasi ato europiane, mund të përfundonin në vazot më lart.
Por me njoftimin që ka bërë sot FIFA duke shpjeguar procedurat e shortit, është bërë e qartë se të gjitha skuadrat që vinin nga play-off, do të vendoseshin në vazon e katërt.
Kësisoj, kur të bëhet ndarja në grupet përkatëse për të caktuar kalendarin e Botërorit, supozohet që fitueset e play-off të jenë në vazon e ekipeve më të dobëta, duke garantuar potencialisht përballje më të vështira për rrugëtimin e tyre.
NDARJA NË VAZO
VAZO 1: Kanada, Meksikë, SHBA, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani
VAZO 2: Kroaci, Marok, Kolumbi, Uruguai, Zvicër, Japoni, Senegal, Iran, Koreja e Jugut, Ekuador, Austri, Australi
VAZO 3: Norvegji, Panama, Egjipt, Algjeri, Skoci, Paraguai, Tunizi, Bregu i Fildishtë, Uzbekistan, Katar, Arabi Saudite, Afrika e Jugut
VAZO 4: Jordani, Kepi i Gjelbër, Gana, Kuraçao, Haiti, Zelanda e Re, Play-Off europian A, B, C dhe D, Play-Off ndërkontinental 1 dhe 2