Neymar bëri gjithçka për ta bindur Pogba-në t’i bashkohej Santosit

- Bota Sot

Neymar bëri gjithçka për ta bindur Pogba-në t’i bashkohej Santosit

Paul Pogba u rikthye më në fund në fushë këtë fundjavë me fanellën e Monacos, në humbjen 4-1 ndaj Rennes, duke i dhënë fund më shumë se dy viteve mungesë për shkak të pezullimit.

Sipas ESPN-së, ky rikthim mund të kishte ndodhur fare mirë në Brazil. Neymar e ka telefonuar personalisht Pogba-në për ta ftuar që të transferohej te Santosi, duke shpresuar të ribashkohej me mikun e tij të vjetër.

Miqësia mes tyre daton prej shumë vitesh. Në të kaluarën, Pogba kishte tentuar ta afronte Neymar-in tek Juventusi, ndërsa braziliani kishte ushtruar presion që francezi t’i bashkohej Barcelonës gjatë periudhës së tij në ‘Camp Nou’.

Pavarësisht përpjekjeve të Neymar-it, Pogba vendosi të qëndronte në Europë, duke menduar se Franca ishte vendi më i mirë për ta ringritur karrierën pas pezullimit për doping.

Santos aktualisht është i përqendruar te beteja për mbijetesë, por nëse klubi arrin të shpëtojë, viti 2026 mund të sjellë afrime të mëdha. Emri i Gabigol tashmë është përmendur dhe pista Pogba mund të rihapet, në varësi të ndikimit të Neymar-it.

Edhe Corinthians kishte eksploruar së fundmi mundësinë për Pogba-në, ndërsa ish-presidenti, Augusto Melo, ka konfirmuar kontaktet gjatë negociatave që pasuan transferimin e Memphis Depay në klub.



Lexoni të gjitha në Bota Sot