Shpërthen një gjykatë në Turqi/ Plagoset zyrtari, shkaqet mbeten mister

- Bota Sot

Shpërthen një gjykatë në Turqi/ Plagoset zyrtari, shkaqet mbeten mister

Një shpërthim ndodhi ditën e sotme, në bodrumin e Gjykatës së Sanliurfas, në Turqinë juglindore.

Ministri i Drejtësisë, Yılmaz Tunç, në një deklaratë lidhur me shpërthimin, tha:

“Një shpërthim ndodhi në zyrën e sigurisë gjyqësore të Gjykatës së Urfas rreth orës 15:00, për një arsye aktualisht të panjohur. Një nëpunës gjyqësor u plagos në këmbë dhe është në vetëdije, jashtë rrezikut”.

Ekipet e shpëtimit, zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar me nxitim në vendngjarje.

Mbeten të panjohura ende shkaqet e shpërthimit dhe dinamika e ngjarjes së rëndë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot