Karoglan në krye të Ballkanit të Therandës

- Bota Sot

Karoglan në krye të Ballkanit të Therandës

Ballkani i Therandës ka emëruar kryetrajnerin e ri. Është fjala për kroatin Mislav Karoglan.

Kroatin e pret punë e madhe me Ballkanin, skuadër që renditet në vend të dytë me 23 pikë në elitën e futbollit të Kosovës.

“FC Ballkani zyrtarisht ka emëruar kroatin Mislav Karoglan si trajnerin e ri të skuadrës, duke shënuar kështu një moment historik për klubin tonë, me kroatin që është trajneri parë i huaj që drejton FC Ballkanin. Kontrata e tij me klubin është nënshkruar për dy vjet e gjysmë.

Karoglan, 43 vjeç, vjen në Suharekë me një eksperiencë të pasur në futbollin evropian.

Ai ishte kryetrajner i klubit të njohur kroat Hajdukun e Splitit në dy raste, së fundmi sezonin 2023–24, ndërsa edicionin e kaluar 2024–25 ka drejtuar kampionin e shumëfishtë moldav Sheriff Tirapol, me të cilin ka garuar edhe në arenën ndërkombëtare.

Përpara këtyre angazhimeve, ai ka udhëhequr edhe skuadra të tjera nga elita e futbollit kroat, si Zadar dhe Istra 1961, duke ndërtuar një profil të fortë si trajner modern.

Trajnerit Karoglan i urojmë mirëseardhje dhe shumë fat e suksese në krye të ekipit tonë, duke besuar se puna e tij do të sjellë energji të re dhe rezultate pozitive për FC Ballkanin”, njofton FC Ballkani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot