Atletiko Madrid i drejtuar nga Diego Simeone përgatitet për sfidën vendimtare ndaj Interit, dhe Xhakomo Raspadori nuk fsheh ambicien.
Sulmuesi italian thekson se skuadra madrilene ka detyrimin dhe dëshirën për të fituar, duke e konsideruar ndeshjen thelbësore për ecurinë në Champions Ligë.
Ai pranon forcën e zikaltërve, të cilët kanë qenë protagonistë në Evropë vitet e fundit, por siguron se Atletiko është gati të luftojë deri në fund.
Raspadori zbulon prapaskenat e merkatos, duke konfirmuar interesimin e Romës dhe presionin e Marsejës, por thekson se zgjedhja për të kaluar te Atletiko ka ardhur pas besimit të marrë nga trajneri Gatuzo.
Ai flet edhe për punën me Simeonen, të cilin e cilëson si një udhëheqës kërkues, por që di të nxjerrë maksimumin nga lojtarët.
Sulmuesi ndalet edhe te kombëtarja italiane, duke u shprehur se grupi ka vlera të mëdha dhe nuk mund të lejojë dështime. Me Interin përballë dhe kualifikimin në lojë, Raspadori siguron tifozët: “Do japim gjithçka në fushë.”