Serie A është një rast unik në Europë

- Bota Sot

Serie A është një rast unik në Europë

Java e 12-të e Serie A regjistroi një ndryshim kursi.

Për herë të parë në këtë kampionat, asnjë ndeshje nuk përfundoi 0-0.

Për më tepër, 35 golat e shënuar këtë javë përbëjnë një rekord për edicionin aktual të kampionatit italian.

Ende larg rekordit të sezonit 1950/51 (54 gola), por sërish një shifër inkurajuese.

Ajo që bie në sy, megjithatë, është renditja e golashënuesve.

Edhe pse humbi penalltinë, Hakan Çalhanoglu mbetet finalizuesi më i mirë i këtij kampionati, tashmë thuajse në një të tretën e sezonit. Bashkë me turkun e Interit vazhdon të jetë Riccardo Orsolini i Bologna. Atyre iu janë shtuar milanisti Christian Pulisic dhe argjentinasi i Comos, Nico Paz.

Megjithëse amerikani luan në një sulm me dy veta, së bashku me Leao, asnjëri prej tyre nuk mund të konsiderohet “9” në kuptimin tradicional.

Sulmuesit e parë të mirëfilltë në klasifikim, me 4 gola të shënuar, mbeten Giovanni Simeone, Andrea Pinamonti, Ange-Yoann Bonny, Lautaro Martinez, Santiago Castro dhe Mateo Pellegrino.

Një rast unik në Europë. Serie A, në këtë krizë të bomberëve, është krejtësisht e vetme në panoramën ndërkombëtare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot