U godit në kokë në ndeshjen Partizani – Vllaznia, gjyqtari i Superiores harron futbollin dhe ironizon

- Bota Sot

U godit në kokë në ndeshjen Partizani – Vllaznia, gjyqtari i Superiores harron futbollin dhe ironizon

Albano Stolaj ishte gjyqtar i katërt në ndeshjen Partizani – Vllaznia përfunduar me shifrat 1 – 1, e vlefshme për javën e 12-të të Superiores.

Arbitri i njohur u godit në kokë nga tifozët, por për fatin e mirë pa pasoja të rënda.

Edhe pse prej vitesh është pjesë e trupës gjykuese në skuadrën e arbitrave në Federatën Shqiptare të Futbollit, Stolaj duket se ndjek rregullisht edhe zhvillimet politike në vend.

Së fundmi, ai ka komentuar në rrjetet sociale duke ironizuar ish Ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani.

Ky i fundit sulmonte prokurorët e SPAK për nxjerrjen e materialeve hetimore, sikurse ishte një fotografi që qarkulloi mbrëmë në rrjet.

E nisur nga irritimi i Manjanit kundrejt organeve hetuese, Stolaj shkruante: “Nxirre qenin xhiro o Ylli se atë bën më mirë se çdo gjë tjetër”.

Kujtojmë që mbrëmë kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gaz Bardhi shprehej se foto ishte shkrepur në një ambient privat, por në fakt “Newsbomb.al” raportoi se ajo ishte bërë në përvjetorin e 20-të të DPSHTRR-së, në Pallatin e Brigadave.



Lexoni të gjitha në Bota Sot