Lojtari i Chelseat nuk i kursen ironitë pas fitores së thellë ndaj Barcelonës

- Bota Sot

Lojtari i Chelseat nuk i kursen ironitë pas fitores së thellë ndaj Barcelonës

Barcelona u largua me një humbje të thellë 3-0 nga Londra. 

Chelsea mori 3 pikët përballë katalanasve, çka ka bërë jehonë në mediat sportive europiane. Lamine Yamal u neutralizua me sukses nga Marc Cucurella, duke mos rrezikuar kështu portën e Chelseas.

Pas ndeshjes, lojtarët e Chelseat nuk i kanë kursyer ironitë për talentin e Barcelonës. Robert Sanchezi ka deklaruar për “El çiringuiton” se Marc Cucurella e futi Yamalin në xhep në këtë përballje.

“Marc Cucurella e futi Yamalin në xhep. Barcelona favorite për të fituar Ligën e Kampionëve?

Shoh veten tonë favorit, jo Barcelonën”, ka deklaruar Robert Sanchezi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot