Ballafaqimi mes Sllovakisë dhe Kosovës do të luhet me 26 mars në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it, për një vend në Kampionatin Botëror në futboll.
Gjithçka është zyrtarizuar sot.
Nuk do të luhet as në Koshice e as në Trnava, por në stadiumin e Bratisllavë.
Ndeshja luhet në kryeqytetin e Sllovakisë,
“U morën në konsideratë stadiumet në Bratisllavë, Trnava dhe Koshice.
Në fund vendosëm që ndeshja të luhet në Bratisllavë dhe këtë informacion ia kemi përcjellë tashmë UEFA-s”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Sllovakisë, Peter Palençik.