Spanja po përgatitet të sfidojë Argjentinën në disa fronte.
Jo vetëm në Botërorin 2026, por Luis de la Fuente dëshiron të bindë një sulmues argjentias që t’i bashkohet ekipit kombëtar spanjoll, një yll të Serie A, Mateo Pelegrino të Parmës.
Sipas AS , “dëshira” rrjedh nga mungesa e një qendërsulmuesi të vërtetë natyror midis lojtarëve që thirren rregullisht nga La Roja. Prandaj, De la Fuente i ka kërkuar Karanka-s, drejtorit të zhvillimit të ekipit kombëtar, të përshpejtojë negociatat për të siguruar 24 vjeçarin.
Ai ka dy shtetësi, i lindur në Valencia gjatë kohës së babait të tij në klubin spanjoll (1999-2004), ai ka jetuar në Argjentinë që nga mosha shtatë vjeç, duke zhvilluar karrierën e tij si i ri në divizionet më të ulëta të Vélez Sarsfield.
Sulmuesi i ri ka tërhequr vëmendjen për performancat e tij mbresëlënëse në vendin e tij, duke demonstruar një sy të mprehtë për gol, aftësinë për të luajtur me shpinë nga porta dhe inteligjencë të jashtëzakonshme taktike. Cilësitë e tij e bëjnë atë një perspektivë interesante për De la Fuente, i cili është i etur të kompletojë sulmin e La Roja me një lojtar të aftë për t’u përshtatur me sistemin.
Nëse thirrja do të materializohej, Pelegrino mund të ofrojë një zgjidhje sulmuese që aktualisht mungon në mesin e qendërsulmuesve të kampionëve evropianë.