Ndeshja kundër Chelseat nxori në pah të gjitha të metat e Barcelonës dhe dje Ronald Arauho ishte veçanërisht në bankën e të akuzuarve. Hansi Flcik vendosi ta aktivizonte uruguaianin si kapiten dhe mbrojtës qendror për herë të tretë në pesë ndeshje, por eksperimenti dështoi.
Pas autogolit të Zhyl Kunde, Arauho u ndëshkua me karton të verdhë për protestë
. Pak para përfundimit të pjesës së parë, mbrojtësi uruguaian kreu një faull të rëndë ndaj Mark Kukurejës duke marrë një karton të dytë të verdhë që u kthye në të kuq.
Ky incident u kujtoi tifozëve katalanas gabimin e tij kundër Barkolës në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve 2024 dhe performancën e tij të dobët kundër Interit sezonin e kaluar.
Mediat spanjolle ishin plot kritika. Cadena COPE theksoi se ndërhyrja e lojtarit ishte e pamatur, ndërsa media të tjera e quajtën atë “shumë të ngathët” dhe fajtor për kompromentimin e performancës së të gjithë ekipit.