Mesfushorja e Crystal Palace, Ruesha Littlejohn, rrezikon një pezullim të gjatë pasi u përjashtua me karton të kuq për një ndërhyrje të dhunshme ndaj futbollistes së Leicester City, Hannah Cain, në ndeshjen e Kupës së Ligës për femra.
Incidenti ndodhi kur Crystal Palace kryesonte 3:0 ndaj skuadrës së Superligës së Femrave.
Përballja nuk transmetohej drejtpërdrejt, ndaj tifozët kërkuan publikimin e pamjeve, të cilat u shpërndanë mbrëmjen e së hënës, duke shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale.
Futbollistja e Leicester reagoi me një shtyrje të lehtë në shpinë, por kjo mjaftoi që Littlejohn të shpërthente me nervozizëm: ajo e kapi Cain në pjesën e sipërme të trupit dhe e rrëzoi në tokë me një lëvizje që shumë tifozë e krahasuan me skenat e WWE.