Bayernin e pret ‘ferri’ në ‘Emirates’

- Bota Sot

Bayernin e pret ‘ferri’ në ‘Emirates’

Për ndeshjen jashtë fushe ndaj Arsenalit, Vinsent Kompani do të ketë përsëri më shumë profesionistë të gatshëm, pothuajse të gjithë.

Seanca përfundimtare stërvitore para ndeshjes së madhe ndaj Arsenalit u zhvillua si zakonisht në Mynih në mesditë.

Lenart Karl, i cili kishte dalë nga fusha ndaj Frajburgut (6- 2), si dhe Gnabri, i cili kishte munguar kohët e fundit, dhe Kimish, i cili qëndroi 90 minuta në stol për herë të parë pas shtatë vitesh të shtunën, të gjithë morën pjesë.

Kimish dhe Gnabri janë të gatshëm për ndeshjen në Londër, gjë që do të jetë një lehtësim për Kompani.

Kimish është lojtari i organizimit në mesfushë, ndërsa Gnabri lidh sulmin.

Sidomos pasi Luis Diaz është i pezulluar pas kartonit të kuq në Paris dhe me shumë gjasa nuk do të udhëtojë në qytetin anglez.

Në “Emirates” do të gjejnë një kundërshtar në formë, ku bavarezët pritet të kenë një mbrëmje “ferri”..



Lexoni të gjitha në Bota Sot