Skuadra e Tefik Çanga së Tërnit është gati për sfidën e rrethit të parë të Kupës së Kosovës në futboll.
Tefik Çanga nuk i frikësohet Ferizajt, përcakton datën e ndeshjes.
“Sot, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, është përcaktuar shorti për raundin 1/16 të Kupës së Kosovës.
Në këtë fazë, KF Tefik Çanga përballet me ekipin e qytetit në një derbi ndaj FC Ferizaj”, njofton klubi nga Tërni.
Sipas këtij klubit, ndeshja luhet më 3 dhjetor në orën 12.30 në stadiumin e Qytetit në Ferizaj, prapa palestrës “Bill Clinton”.