Kane: Transferimi te Bayerni, zgjedhja më e mirë në karrierë!

- Bota Sot

Kane: Transferimi te Bayerni, zgjedhja më e mirë në karrierë!

Harry Kane duket se ka gjetur paqen dhe suksesin në Mynih. Pas një karriere të gjatë te Tottenham, sulmuesi anglez u transferua te Bayern Munich dy vite më parë dhe që atëherë ka shpërthyer me shifra të frikshme:

109 gola dhe 29 asiste në të gjitha kompeticionet. Një martesë sportive që po funksionon në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kontrata e tij me kampionët gjermanë skadon në vitin 2027, por Kane lë të kuptohet se mund të qëndrojë edhe më gjatë.

Në një prononcim, ai është shprehur se vendimi për t’u bashkuar me Bayernin ishte një nga zgjedhjet më të mira të jetës së tij.

“Transferimi te Bayern ishte një nga vendimet më të suksesshme të karrierës sime. Ndihem vërtet i lumtur këtu. Jam i hapur të qëndroj edhe për shumë vite të tjera. Në muajt e ardhshëm do të diskutojmë për një rinovim të mundshëm”, ka deklaruar kapiteni i Anglisë.

Klubi bavarez e konsideron Kane si pikë qendrore të projektit të tij, ndërsa sulmuesi duket i gatshëm të ndërtojë një epokë të re në Allianz Arena.



Lexoni të gjitha në Bota Sot