Futbollisti nga Kosova, Arbër Hxoha, reprezentues i Shqipërisë, është emri më i përfolur në futbollin jo vetëm në Kroaci.
Sulmuesi po tregohet vendimtar në çdo ndeshje për dinamovitët.
Dinamo e Zagrebit ka një super lojtar.
“Tre muaj e gjysmë pas fillimit të sezonit, vendimi për ta mbajtur Hoxhën në ‘Maksimir’ rezultoi vendimtar për Dinamon.
Raketa shqiptare është lojtari më i rrezikshëm i Dinamos gjatë këtij sezoni dhe i vetmi nga vija e parë që ka arritur të ruajë formën e tij në një vazhdimësi të kënaqshme. Për këtë arsye, ai u shpërblye së fundmi me një kontratë të re dhe më të pasur”, shkruan mes të tjera media kroate “Index”.
Hoxha ka shënuar 5 gola e ka dy asistime deri me tash për Dinamon gjatë këtij edicioni.
Kroatët kujtojnë edhe fjalën e Hoxhës para një që kishte dhënë për mediumin kroat “24 sata”: "Fola shumë me Zvonimir Bobanin, ai ishte i interesuar që unë të qëndroja në klub, nuk donte që unë të largohesha nga Dinamo.
Ai vazhdonte të më thoshte se kisha cilësi, se kjo duhej të dilte në pah, ai besonte tek unë, ai pretendonte se unë mund të luaja futbollin më të mirë të karrierës sime këtë sezon".