Bledar Devolli merr drejtimin e Luftëtarit

- Bota Sot

Bledar Devolli merr drejtimin e Luftëtarit

Tashmë është zyrtare: Bledar Devolli është trajneri i ri i Luftëtarit.

Tekniku rikthehet në vendilindje, aty ku hodhi hapat e parë si futbollist, tashmë me një tjetër rol, të drejtojë nga stoli skuadrën bluzi.

“AF Luftëtari njofton rikthimin e trajnerit Bledar Devolli në drejtimin e skuadrës. I rritur në familjen bluzi dhe me një eksperiencë të gjatë si lojtar e trajner, Devolli kthehet për t’i dhënë ekipit energji të re, stabilitet dhe frymë fituese.

AF Luftëtari i uron trajnerit Devolli punë të mbarë dhe suksese në të gjitha sfidat që na presin. Klubi, lojtarët dhe tifozët presin me besim një etapë të re, më të fortë dhe më kërkuese, me bindjen se së bashku do ta çojmë ekipin aty ku e meriton”, shkruhet në njoftimin e klubit gjirokastrit.

Devolli zë vendin e Besmir Shabanit dhe do të debutojë në krye të Luftëtarit të shtunën më 29 nëntor në Gjirokastër në sfidën kundër Apolonisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot