Befasi e madhe në Mal të Zi.
\Lideri i Ligës së Dytë të Malit të Zi, skuadra shqiptare, Otrant Olmpik nga Ulqini, me president Skendo Rexha, shkaktojnë senzacion, duke eliminuar favoritin e madh OFK Petrovacin.
Vendasit të shokuar, pasi që pësuan humbje me penallti 5:4 nga skuadra shqiptare.
Ndeshja në kohën e rregullt mbyllet pa fitues (2:2).
Për Otrant shënuan Franeta (36 - autogol e Endrit Sefa (58) dhe për vendasit Careviq (1 e 23).
Otrant Olimpik me zemër të madhe, humbjen 2:0 e shndërroi në barazim dhe pastaj me penallti e hodhi në nokaut OFK Petrovacin që renditet në vend të pestë në elitën e futbollit malazez.