Skuadra shqiptare nga Tuzi shokon Sutjeskën e Nikshiqit, kualifikohet në gjysmëfinale

- Bota Sot

Skuadra shqiptare nga Tuzi shokon Sutjeskën e Nikshiqit, kualifikohet në gjysmëfinale

Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Malit të Zi.

Skuadra shqiptare e hodhi në nokaut liderin e Kampionatit të Malit të Zi.

“Deçiqi në gjysmëfinalet e Kupës për herë të gjashtë radhazi”, shkruan mes të tjera media malazeze “Vijesti”.

“Tuzjanët morën hak ndaj liderit të kampionatit për humbjen e së dielës pranë Bistricës dhe festoi në shtëpi sot me 2:1, me gola nga Strikoviq dhe Pavliçeviq. Vukçeviq vetëm sa e ngushtoi humbjen e Sutjeskës në kohën shtesë”, - shkruan më tej.

“Në minutën e 55-të Drashko Bozhoviq harkoi nga këndi, Andrej Bajoviq e dërgoi topin me kokë në shtyllën e portës, ku Vuk Strikoviq realizoi - 1:0 për skuadrën vendase.

Skuadra nga Nikshiqi nxitoi për barazim, duke lënë hapësirë për kundërsulme, dhe skuadra vendase e shfrytëzoi këtë në minutën e 86-të. Radusinoviq e kaloi topin nga krahu i djathtë, dhe Petar Pavliçeviq mashtroi dy lojtarë kundërshtarë dhe me elegancë, nga shtylla, e dërgoi topin në rrjetë.

Emocioni nuk kishte mbaruar, Sutjeska e zvogëloi humbjen në kohën shtesë Vukçeviq”, shkruan më tej.

Në gjysmëfinale të Kupës së Malit të Zi, janë kualifikuar dy skuadër shqiptare Deçiqi, Otrant Olimpik dhe dy skuadra malazeze Mornari dhe Jezero.



Lexoni të gjitha në Bota Sot