Juljan Shehu flet nga Polonia

- Bota Sot

Juljan Shehu flet nga Polonia

Në episodin e tetë të emisionit “Në Shtëpinë e Futbollit” në FSHF TV u diskutua gjerësisht për kundërshtarin e Shqipërisë në fazën play-off, Poloninë, si edhe për rivalin e mundshëm në finalen e play-off-it mes Ukrainës dhe Suedisë.

Të ftuar në studio ishin gazetari Kristi Sejatllari dhe specialisti i futbollit, Ardi Behari, të cilët analizuan shortin dhe formën e mirë të lojtarëve kuqezi me klubet e tyre, si Arbër Hoxha, Qazim Laçi, Mirlind Daku, Ernest Muçi, Anis Mehmeti, si edhe rikthimin në fushë të Armando Brojës pas dëmtimit në ndeshjen ndaj Anglisë.

Në një lidhje live nga Polonia foli mesfushori i Kombëtares, Juljan Shehu, i cili komentoi shortin e fazës play-off, mendimet e tij kur mësoi kundërshtarin, reagimin e opinionit sportiv në Poloni, si e vlerëson ai ekipin aktual polak, si edhe rrugëtimin e tij me Kombëtaren, që ka nisur në mars të këtij viti.

Në këtë episod u trajtuan edhe zhvillimet në Kombëtaren e vajzave, e cila ka nisur grumbullimin dhe do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Turqisë më 28 nëntor dhe 1 dhjetor. Po ashtu u diskutua për turneun e vajzave U-19, i fundit për këtë vit, që po organizohet nga FSHF me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Sllovakisë, Lihtenshtejnit dhe Luksemburgut.

Në fund të emisionit u diskutua edhe për seleksionimi që do të zhvillohet nga FSHF gjatë muajit dhjetor, tashmë një traditë e konsoliduar, ku çdo talent kuqezi që jeton në Europë, SHBA apo kudo në botë ka mundësinë të tregojë vlerat e tij në “Shtëpinë e Futbollit”. m.p.



Lexoni të gjitha në Bota Sot