Drita e Gjilani do të luajë nesër (21.00, e enjte) ndaj Shkëndijës së Tetovës në kuadër të Conference League në futboll.
“Kemi presion.
Jemi para tifozëve tonë. Është ndeshja më e vështirë që e kemi pasur në arenën ndërkombëtare.
Patjetër që besoj te ekipi, është mirë që është rikthyer i gjithi, përveç Mesas.
Do të mungojë edhe një kohë të gjatë.
“Kam një bindje që secili futbollist që e merr formacionin dhe mundësinë për të luajtur do ta jap atomin e fundit për ta arritur synimin.
Vijmë nga një fitore në Dublin, atje ku shkuam me shumë mungesa, pa katër sulmues. Morëm rezultat pozitiv, por do të jetë më vështirë se në Dublin.
Kam besimin tek ekipi im duke u bazuar te stërvitjet që kemi bërë. E kemi bërë analizën, i kemi shpërndarë gjitha informatat, ekipi nesër do të jetë super i motivuar”, ka thënë trajneri i Dritës, Zekirja Ramadani.