Kaio Zhorzh disa vite më parë zbarkoi te Juventusi si një premtim i madh i futbollit brazilian.
Por ai nuk la kurrë shenjë te bardhezinjtë dhe kalimi i tij te Frozinone në huazim nuk është se e ndihmoi.
Futbollisti u kthye përsëri në Brazil, ku tashmë është pjesë e Kruzeiros dhe në sezonin aktual po shënon me një ritëm të pabesueshëm. Më sa duket, sekreti i këtij shpërthimi është fakti se paguan shokët e skuadrës që t’i japin asiste për golat, duke përmirësuar kështu statistikat e tij para portës.
Këtë e ka pranuar edhe vetë futbollisti pas ndeshjes së fundit, të mbyllur 3-3 ndaj Juventude, ku ai shënoi 2 gola. Lojtari pranoi se i kishte paguar rreth 500 euro shokut të tij të skuadrës, Kaiki, për një prej asisteve.
“Ndaj Juventude i bëra pagesën Kaikit. Ai më detyron gjithmonë ta paguaj sa përfundon ndeshja.
Edhe vlera është rritur, është bërë shumë e kripur. Por e bëj për të arritur ëndrrën që kam”, tha sulmuesi brazilian pa e fshehur aspak mënyrën që ka gjetur për të rritur statistikat e tij para portës, në një sezon ku tani ka arritur kuotën e 21 golave.