Ardian Ismajli nuk po arrin që të gjejë vazhdimësinë në fushën e lojës me Torinon për shkak të problemeve fizike që e kanë shqetësuar gjatë të gjithë sezonit.
Edhe këtë të hënë, futbollisti i Kombëtares shqiptare ishte spektator në duelin ndaj Komos, pasi problemet muskulore e kanë lënë jashtë sfidës, ndonëse nuk kishte shfaqur shqetësime në ditët e grumbullimit me Kombëtaren shqiptare apo edhe në derbin ndaj Juventusit.
Për Ismajlin kjo është hera e tretë në këtë sezon që ndalet për shkak të problemeve muskulore, duke ndikuar ndjeshëm në minutazhin e tij në fushë.
Lojtari edhe sot është stërvitur i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës ndaj nuk dihet ende nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës kundër Leçes së Berishës dhe Ramadanit.