Ministri Hajrulla Çeku jep lajmin e mirë për Drenasin

- Bota Sot

Ministri Hajrulla Çeku jep lajmin e mirë për Drenasin

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, jep lajmin e mirë për komunën e Drenasit.

Çeku ka ndarë 4.5 milionë euro për kompletimin e stadiumit, që të jetë gati për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

“Stadiumi i qytetit në Drenas do të kompletohet. 

Kemi ndarë 4.5 milionë euro, ndërsa komuna kontribon me 900 mijë shtesë. 

Në përgatitje për Lojërat Mesdhetare të vitin 2030, Kosova po bëhet me infrastrukturën më të avancuar të futbollit në rajon.

Me kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovci, pamë nga afër punimet. Puna vazhdon, në çdo cep të Republikës, me seriozitet e përkushtim”, ka shkruar Hajrulla Çeku në profilin e tij në facebook.



Lexoni të gjitha në Bota Sot