Liverpool në krizë të thellë, Robertson tregon ‘recetën

- Bota Sot

Liverpool në krizë të thellë, Robertson tregon ‘recetën

Liverpool-i po kalon një periudhë të errët, duke u futur në një tunel që duket pa fund. Humbja e rëndë 0-3 në “Anfield” ndaj Nottingham Forest shënoi disfatën e gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit, një moment dramatik për skuadrën e Jurgen Klopp.

Mbrojtësi Andy Robertson foli për Sky Sports dhe e pranoi hapur situatën:

“Standardet e kësaj skuadre janë vendosur për vite e vite dhe kur bie nën këto standarde, atëherë kritikat rriten. Ne nuk mund t’i kemi problem kritikat që po na vijnë tani. Janë të justifikuara për shkak të pozitës ku ndodhemi dhe rezultateve që kemi pasur. Tani na takon neve të qëndrojmë të bashkuar”.

Ai shtoi se rikthimi duhet të nisë nga brenda grupit:

“Na takon neve të gjejmë versionin tonë më të mirë dhe nëse e arrijmë këtë, do të tregojmë se kemi mjaftueshëm cilësi për rezultate më të mira.

Është e rëndësishme që lojtarët të mos humbasin besimin te aftësitë e tyre dhe të qëndrojmë të bashkuar në fushën stërvitore”.

Sa u përket kritikave, Robertson u shpreh me realizëm:

“Ka qenë gjithmonë kështu: një ndeshje je lojtari më i mirë në botë, ndeshjen tjetër je në stol dhe lojtari më i keq.

Ky është realiteti ku jetojmë. Prandaj është e rëndësishme që djemtë të mos jetë shumë në rrjetet sociale, të mos lexojnë e dëgjojnë shumë, por të qëndrojmë në ‘flluskën’ tonë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot