Thorsten Fink, aktualisht trajner i ekipit belg, Genk, flet me krenari për emrin e madh të futbollit, Xherdan Shaqiri.
\E veçanta është se Genk do të ndeshet (nesër (21.00) me Baselin.
Fink me Genk janë kundërshtarë të Baselit të kapitenit Xherdan Shaqiri, në ndeshjen e xhiros së pestë të Europa League.
Fink ka qenë trajner i Baselit në edicionin 2009-2011.
Ju e keni bërë dikur 17-vjeçarin Xherdan Shaqiri titullar të rregullt te FC Baselit. Sa i emocionuar je që e sheh përsëri?, është pyetja e mediumit zviceran “Blick”.
“Shumë. Dhe sigurisht, mezi pres të shoh edhe kolegë të tjerë të vjetër
Sidomos Shaqiri, sigurisht.
Do të thosha se ai është një shembull kryesor i punës sime. Jo se e bëri karrierën e tij vetëm për shkakun tim.
Por unë i dhashë mundësinë atëherë dhe nuk ishte gabim. Kjo më ka motivuar gjithmonë të përdor lojtarë të rinj.
Pra, ai gjithashtu më ndihmoi të formësoja rrugën time si trajner”, tha Fink.
Pra, a e përdorët më vonë atë si një model për lojtarët e tjerë?
“Kur aplikoj në një klub, ai është sigurisht një nga lojtarët që përmendi si një shembull kryesor të punës sime.
Kam disa nga ajo kategori: Jonathan Tah, Heung-min Son, Hakan Çalhanoglu dhe Granit Xhaka. Dhe sigurisht, Shaqiri”, tha Fink.