Dy skuadra shqiptare, Deçiqi i Tuzit dhe Otrant Olimpik nga Ulqini, janë në gjysmëfinale të Kupës së Malit të Zi në futboll.
E veçanta është se për herë të parë në histori të futbollit malazezë, dy skuadra shqiptare janë në gjysmëfinale e madhe.
Jashtë lojës janë dy skuadra me renome, Buduçnosti i Podgoricës e Sutjeska e Nikshiqit.
Pal Dreshaj, president i KF Deçiqit dhe Skendo Rexha i KF Otrant Olimpik, bënë mrekullinë në Mal të Zi.
Në gjysmëfinale janë edhe dy skuadra malazeze: Jezero e Mornari.