Beqiri: Një festë futbolli, le të fitojë më i miri

- Bota Sot

Beqiri: Një festë futbolli, le të fitojë më i miri

Derbi shqiptar në Conference League, përballja Drita-Shkëndija luhet të enjten në orën 21:00.

Në prag të sfidës që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, trajneri i tetovarëve Jeton Beqiri ka folur për mediat, duke vlerësuar kundërshtarin dhe thekson se kjo është një ndeshje historike, që do të luhet një ditë para festës së Pavarësisë së Shqipërisë.

“Përgatitemi si për çdo ndeshje tjetër, duke analizuar dhe respektuar maksimalisht kundërshtarin edhe pse realisht bëhet fjalë për një ndeshje vërtetë historike.

Si për mua ashtu edhe për futbollistët kjo ndeshje paraqet një festë futbolli dhe besoj një spektakël i garantuar si në fushë dhe në tribuna.

Mesazhi im për këtë ndeshje është: ta shijojmë së bashku këtë ndeshje si shqiptar dhe vëllezër të vërtetë, le të fitojë më i miri dhe ai ekip që do ketë më shumë fat sportiv”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Shkëndijës së Tetovës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot