Berat Gjimshiti është titullar i paprekshëm!
Ndeshjet e sotme në Ligën e Kampioneve shohin të zbresin në fushë disa nga skuadrat pretendente për të fituar trofeun, të cilat kanë ndeshje vendimtare për renditjen e tyre.
Real Madrid luan në transfertë ndaj Olimpiakos me synimin e tre pikëve që do të përforconin pozitat në klasifikim, ashtu si edhe Liverpuli e kampionët në fuqi të PSG-së, të gjitha në kuotën e 9 pikëve pasi u mundën në ndeshjet e kaluara.
Ndërkaq, Atalanta e Gjimshitit, si zakonisht titullar, luan përballë Eintraht Frankfurt në transfertën në Gjermani.