Talenti i Arsimit nga Çegrani, Shaban Memeti, ka marrë një ftesë nga Përzgjedhësi i Maqedonisë U20, Aleksandat Tanevski, për ndeshjen miqësore ndërkombëtare kundër Lihtenshtajnit, që do të luhet më datë 4 dhjetor 2025.
Memeti, i cili është nga Kumanova, duhet të jetë në grumbullim nga 1 dhjetori.
Bëhet fjalë për një sulmues të talentuar nga KF Arsimi, i cili ka dëshmuar çdo ditë se është një lojtarë premtues në futbollin vendor.
Performancat e mira të tija e kanë bindur përzgjedhësin Tanevski që ta ftojë në ekipin U20, e që paraqet një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.