Talenti i Bashkimit 1947 ftohet te Maqedonia U20!
Futbollisti i talentuar i Bashkimit 1947 nga Kumanova, Adis Murati, është gjendur në listën e seleksionuesit Aleksandar Tanevski për ndeshjen miqësore të U20 të Maqedonisë kundër Lihtenshtajnit, e cila do të zhvillohet më 3 dhjetor.
Ftesa në ekipin përfaqësues vërteton paraqitjet e shkëlqyeshme të Muratit me fanellën e Bashkimit.
Kjo ftesë gjithashtu është një tjetër dëshmi se te Bashkimi1947 punohet me përkushtim dhe seriozitet me lojtarët me perspective, të cilët me paraqitjet e tyre kanë tërhequr vëmendjen e seleksionuesit të reprezentaciinit.
KF Bashkimi 1947 uron Muratin për ftesën dhe i dëshiron suksese në fanellën e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut. (