Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka vendosur të shuajë zërat për një konflikt me Vinícius Junior, duke e bërë të qartë se mes tyre mbizotëron mirëkuptimi.
“Marrëdhënia me Viníciusin është shumë e mirë.
Ai është një lojtar thelbësor për ne dhe mes nesh ka besim të ndërsjellë.
Flasim para çdo ndeshjeje, ai e di çfarë mendoj unë dhe unë di çfarë mendon ai.
Ky është mënyra më e mirë për të marrë vendime së bashku”, u shpreh tekniku spanjoll, duke zbehur kështu polemikat e ditëve të fundit.
Raporti mes të dyve ka kaluar nëpër ulje e ngritje muajt e fundit, mes përplasjeve, uljes në stol dhe deklaratave të ngrohta, si ajo e fundit.
Deklarata e Alonsos duket e qëllimshme, pasi në Spanjë ishin përhapur me ngulm zëra se tensionet mes trajnerit dhe yllit brazilian kishin arritur deri në pikën që Vinícius t’i shprehte presidentit Florentino Perez dëshirën për të mos rinovuar kontratën, që skadon në vitin 2027.