Timber më i dalluari

- Bota Sot

Timber më i dalluari

Arsenali ka arritur të shënojë fitore 3:1 ndaj Bayern Munihut, në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Emirates” përfundoi me rezultat 3-1.

Në epërsi fillimisht kaloi Arsenali përmes Timber në minutën e 22-të, kurse Bayerni barazoi me golin e Karlit në minutën e 32-të.

Gjatë pjesës së dytë, Arsenali arriti të shënojë edhe dy golat të tjera, ku realizatorët ishin Madueke (69’) dhe Martinelli (76’).]

Në këtë ndeshje, lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall Jurrien Timber, i cili u vlerësua me notën 7.8.

Me paraqitje tejet pozitive u dallua edhe Declan Rice i cili pati një ndeshje të bukur në mesfushë dhe për këtë mori notën 7.6.

Të tjerë të vlerësuar lart ishin Noni Madueke (7.4), Riccardo Calafiori (7.4) dhe Gabriel Martinelli (7.5).

Tek Bayerni në anën tjetër lojtari i vetëm me notë të lartë nga kjo ndeshje ishte Lennart Karl që u vlerësua me notën 7.6.

Dështimi i ndeshjes doli të jetë Dayot Upamecano i cili u vlerësua me notën 5.9.

Me këtë fitore, Arsenali bëhet lider me 15 pikë, kurse Bayerni i treti me 12 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot