Tiirana – Egnatia do të jetë një përballje që premton të jetë e luftuar.
Takim i vlefshëm për javën e 13-të të Superiores, duel që do të luhet ditën e shtunë në orën 13:30.
Bardheblutë do të synojnë dhe do të luajnë “all-in” për të marrë 3 pikët.
Nuk do ta kenë aspak të lehtë përballë kampionëve aktualë, të cilët nuk e njohin fitoren prej më shumë se 1 viti e gjysmë.
Fitorja e fundit e kryeqytetasve ndaj rrogozhinasve është në maj të 2024. Në atë periudhë, Tirana fitonte 3-0.
Ndërkohë pas asaj sfide janë mposhtur 3 herë dhe kanë barazuar në 2 raste..