Java e 13-të e Kategorisë së Parë do të zhvillohet më 28 dhe 29 nëntor.
Të premten janë programuar dy ndeshje, Besa – Korabi në orën 13:30 dhe Skënderbeu – Lushnja në orën 15:30.
Katër takimet e tjera të javës së 13-të do të luhen të shtunën. Laçi do të përballet në transfertë me Kastriotin, ndërsa Kukësi pret Burrelin në shtëpi.
Pogradeci do të luajë ndaj Ilirisë, ndërsa AF Luftëtari do të përballet në Gjirokastër me Apoloninë.
Të gjitha ndeshjet e së shtunës do të zhvillohen në orën 13:30.
Kategoria e Parë, java 13
Besa – Korabi 28.11.2025 13:30
Skënderbeu – Lushnja 28.11.2025 15:30
Pogradeci – Iliria\ 29.11.2025 13:30
AF Luftëtari – Apolonia 29.11.2025 13:30
Kukësi – Burreli 29.11.2025 13:30
Kastrioti – KF Laçi 29.11.2025 13:30