Allegri për rinovimin e Maignanit

- Bota Sot

Allegri për rinovimin e Maignanit

Trajneri i Milanit, në konferencën para ndeshjes ndaj Lazios, foli edhe për Mike Maignan, i cili është në qendër të zërave për transferim, pasi kontrata e tij skadon më 2026. Allegri theksoi: “Mike ka qenë gjithmonë një nga portierët më të fortë në botë, prandaj nuk habitem për performancën e tij.

Rinovimi i kontratës? Klubi po mendon për këtë, drejtuesit punojnë për të siguruar të ardhme të qëndrueshme të skuadrës.

Unë me Mike flas vetëm për gjërat e fushës, ashtu si trajneri i tij Filippi. Jam i kënaqur, e shoh të qetë dhe po konfirmon cilësitë e tij”.

Për Nkunku shtoi: “Erdhi në fund të gushtit, pastaj shkoi dy herë me kombëtaren, ka bërë një hap përpara. Nuk prisja më shumë tani, shpresoj të japë maksimumin e tij në të ardhmen.

Vjen nga një kampionat tjetër dhe kishte nevojë për stërvitje”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot