Ish gjyqtari i futbollit, Hajriz Hajdari, është shprehur kritikë ndaj Afrim Tovërlanit.
Hajdarit përmes një komenti ka uruar Hekuran Kryeziun si selektori i ri i kombëtares së Kosovës U-21, por ka hedhur edhe thumba në drejtim të Tovërlanit, ish selektorit U-21.
“Shumë suksese Hekuranit por mos u bë si kur njëherë një trajner i U-21, e kishte një fjalë që ë përsëriste gjithmonë:
Shkrimi i Hajriz Hajdarit
‘Kombëtarja nuk është vend për interesa personale".
Por pastaj çfarë ndodhi?
Në momentin që i doli një ofertë e mirë ai vetë e bëri pikërisht atë që kritikonte te lojtarët: u largua nga kombëtarja për interes personal.
Në sy të tifozëve kjo duket hipokrizi e pastër”, ka shkruar mes të tjera Hajdari.
Afrim Tovërlanim kryetrajner i ri i Prishtinës, i kundërpërgjigjet Hajdarit.
Afrim, ju ka kritikuar Hajriz Hajdari...?
“Hajriz Hajdarin nuk e njoh, por ish refer korrekt, futboll! S’di a ka lu ndonjëherë!
E njoh vëllain e tij, Arton Hajdarin si futbollist shumë të mirw dhe djalë korrekt”, përgjigjet Tovërlani duke vazhduar: “Kur kam qenë në Feronikel me 2020 Hajrizi e ka pas djalin aty por nuk ka mundur të luaj në atë konkurrencë që kishim atëherë!
Hajrizi duhet ta dij që unë nuk jam larguar pa marr izën nga kryetari Agim Ademi dhe nuk i din arsyet e sakta!”.
Tovërlani shprehet se për gazetën kombëtare “Bota sot” se Hajrizi po kërkon vëmendje mediatike.
“Kërkon vëmendje mediatike me kritika të pa baza dhe me thënë drejtën as që me bëjnë përshtypje shkrimet e postimet e tij…
Hajrizi i dëshiroj shëndet por nuk mundem me shti në federatë, fatkeqësisht”, tha kryetrajneri i Prishtinës.
Tovërlani në fund si në humor thotë: “Kur don ja blej Hajrizit një def të mirë”.