Sonte në Prishtinë xhiroja e 4 e UEFA Conference League përballë njëra tjetrës vendos skuadrat kampione të Kosovës dhe Maqedonisë, Drita dhe Shkëndija.
Ndeshja luhet në orën 21.00.
“Portieri Baboucarr Gaye është rikuperuar dhe do të jetë gati për lojë, njejtë si sulmuesi Fabrice Tamba e mbrojtësit Klisman Cake e Imran Fetai”, njofton Shkëndija.
Shkëndija për herë të parë në histori luan një ndeshje zyrtare në “Fadil Vokrri”.
Fituesi i duelit Drita-Shkëndija rrit gjasat për avancim në raundin e radhës.
Pritet numër i madh i spektatorëve për të ndjekur ndeshjen në Prishtinë.
Festat e nëntorit e bëjnë ende më atraktiv duelin ndërmjet dy ekipeve shqiptare.
Drita ka 5 pikë nga 3 duelet e para në Conference League, derisa Shkëndija 4.