Portugalia mundi Austrinë 1:0 në finalen e madhe dhe fitoi Kupën e Botës FIFA U-17 në stadiumin ndërkombëtar Khalifa në Al Rayyan të Katarit këtë të enjte.
Lojtari i Benfikës, Anisio Cabral, shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 32-të të takimit. Sulmuesi e çoi numrin e golave të tij në turne në shtatë, një më pak se Johannes Moser i Austrisë, i cili mori fitoi “Këpucën e Artë”.
Portugalia, e cila nuk ishte kualifikuar në nëntë edicionet e mëparshme që nga viti 2003, mposhti Belgjikën, Meksikën, Zvicrën dhe Brazilin në fazat eliminatore për të kaluar në finale.
Portugalia, e drejtuar nga trajneri Joao Santos, pas fitores në Kampionatin Evropian U-17 në fillim të verës, që u zhvillua në Shqipëri, mori titullin e saj të parë në Kupën e Botës.