Në shtëpinë e Everton, është rivendosur paqja mes Idrissa Gueye dhe Michael Keane.
Dy lojtarët e përfshirë në përplasjen e pazakontë, që çoi në përjashtimin e lojtarit senegalez të hënën në mbrëmje gjatë ndeshjes kundër Manchester United, vendosën t’i zgjidhnin gjërat duke organizuar një “ndeshje boksi” në qendrën stërvitore të klubit.
Thierno Barry e dokumentoi të gjithë ngjarjen në Instagram, duke postuar një video. Ishte një skenë që të kujtonte atë që përfshinte Antonio Conten dhe Lautaro Martinezin në vitin 2021.
Të dy, pas një debati të nxehtë gjatë një ndeshjeje lige, i kishin sqaruar gjërat privatisht, përpara se të postonin pamje.