Barcelona festoi rikthimin në Spotify Camp Nou

- Bota Sot

Barcelona festoi rikthimin në Spotify Camp Nou

Barcelona festoi rikthimin në Spotify Camp Nou me një fitore 4:0 ndaj Athletic Club, por tifozët nuk kursyen sharjet për Nico Williams, i cili kishte refuzuar verën e kaluar një transferim te katalanasit për të rinovuar me klubin e tij.

Williams tha për SPORT se vendimi erdhi nga zemra dhe familja: “Gjithmonë veproj sipas ndjenjave dhe këshillave të familjes, këtu në Bilbao ndjehem i qetë dhe i lumtur”.

Ai foli edhe për mikun dhe yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, duke vlerësuar talentin e tij: “Ai ka një talent të jashtëzakonshëm dhe e tregon çdo ditë, por le të themi kështu… unë jam babai i tij!” shtoi me shaka.

Williams mbrojti gjithashtu mënyrën e jetesës së Yamal: “Jeta jashtë fushës është për t’u shijuar, për sa ka respekt dhe përkushtim në lojë, nuk ka problem.” 



Lexoni të gjitha në Bota Sot