Drita - Shkëndija, formacionet zyrtare

- Bota Sot

Drita - Shkëndija, formacionet zyrtare

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të presë sonte një përballje emocionuese të Ligës së Konferencës, ku Drita do të jetë nikoqire e Shkëndijës së Tetovës.

Klubi kosovar renditet aktualisht i 13-ti me pesë pikë, ndërsa Shkëndija gjendet në vendin e 25-të me katër pikë.

Megjithatë, ndeshja cilësohet si vëllazërore, dhe tifozët e dy ekipeve – Intelektualët dhe Ballistët – premtojnë spektakël në tribuna.

Trajnerët Zekirija Ramadani dhe Jeton Beqiri kanë konfirmuar se do të nisin me lojtarët më të mirë në dispozicion, duke synuar një performancë të fortë në fushë.

Ndeshja nis në orën 21:00, duke premtuar emocione të mëdha për të gjithë tifozët.



Lexoni të gjitha në Bota Sot