Futbollisti Xherdan Shaqiri kësaj radhe ka qëndruar në bankë, është aktivizuar nga minuta e 79-t për Baselin.
Kampioni i Zvicrës, Baseli, si mysafire pësoi humbje me rezultat 2:1 nga skuadra belge Genk.
Albian Ajeti është aktivizuar nga minuta e 60-t e Shaqiri nga minuta e 79-t.
Paksa është çudi që Shaqiri kaq vonë u aktivizua në lojë, arsyeja është një dëmtim muskulor.
Për vendasit shënojnë Oh Hyeon-Gyu (14) e Karetsas (45+2) dhe për Baselin Otele (57).
Genk është në vendin e nëntë me 10 pikë dhe Baseli në të 24-tin me 6 sosh.