Turpi serb në ndeshjen me rumunët, kapen për Kosovën

- Bota Sot

Turpi serb në ndeshjen me rumunët, kapen për Kosovën

Provokimet e shovenizmit serbë nuk kanë të sosur, kësaj radhe të lazdruar se u takuan me ekipin rumun Steaua në kuadër të Europa League në futboll.

Turpi serb vazhdoi sonte me avazin e vjetër në Beograd, me provokime e duke u kapur për emrin e Republikës së Kosovës. 

Tifozët famëkeq të Cërvena Zvezdës. “Delije”, sërish shkaktojnë skandal në sy të Evropës.

“’Delije’ krijoi një koreografi për nder të mysafirëve! 

“Delije’ krijoi një koreografi për nder të mysafirëve. Dy popuj vëllazërorë. Shumë herë rumunët mbështetën Serbinë, serbët në Kosovë”, shkarravit media serbe “Kurir”.

“Dihet që tifozët e të dy vendeve kanë një marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe se rumunët e kanë mbështetur popullin serb në disa raste, kështu që gjatë ndeshjeve kundër Kosovës ata shpesh mbanin lart pankartat "Kosova është Serbi", shkarravit “Sportinjo”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot