Kremlini: Rusia do paqe, por nuk pranon të negociojë me Zelenskyn! Mandati i tij ka skaduar

- Bota Sot

Kremlini: Rusia do paqe, por nuk pranon të negociojë me Zelenskyn! Mandati i tij ka skaduar

Rusia deklaron se është e gatshme të ecë drejt një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë, megjithëse e konsideron presidentin Volodymyr Zelensky një udhëheqës pa legjitimitet për të negociuar.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Sipas Moskës, mandati i Zelenskyt ka përfunduar, çka sipas interpretimit rus e bën atë të paaftë për të nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare.

Presidenti Vladimir Putin përsëriti të njëjtin qëndrim një ditë më parë, duke e cilësuar udhëheqësinë ukrainase si “të paligjshme”.

Ukraina, nga ana tjetër, argumenton se zgjedhjet nuk mund të zhvillohen për sa kohë vendi ndodhet nën gjendje lufte dhe pushtim të vazhdueshëm rus, gjë që sipas Kushtetutës ua pamundëson proceset zgjedhore.

Ndërkohë, Peskov konfirmoi se Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Rusisë parametrat e planit të paqes, i cili u diskutua së fundi me delegacionin ukrainas në Gjenevë. Diskutimet pritet të vijojnë javën e ardhshme në Moskë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot