Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, thotë se një ndryshim atmosfere e ka ndihmuar Marcus Rashford pas huazimit të tij nga Manchester United.
Sulmuesi anglez është shëruar nga gripi që kaloi fundjavën e kaluar. Ai luajti në 45 minutat e dyta në ndeshjen e humbur ndaj Chelsea në Champions të martën.
Katër nga gjashtë golat e tij të Barcës deri më tani kanë ardhur në këtë garë dhe transferimi në “Spotify Camp Nou” e ka ndihmuar të rigjejë formën e tij pas mosmarrëveshjeve me trajnerin e Manchester United, Ruben Amorim, sezonin e kaluar.
“Jam i lumtur që e kam në ekip, duke luajtur për Barcën,” tha Flick, që më pas shtoi: “E kam ndjekur gjatë gjithë karrierës së tij dhe gjithmonë kam qenë i impresionuar nga cilësia e tij dhe ajo që mund të bëjë në zonë, dhe ai po e tregon këtë në Barcelonë”.
“Ky ndryshim për të ardhja këtu. Futboll i ri në Barcelonë, me mot të mirë. Për mua është e pabesueshme të shoh se si ai është gjithmonë i buzëqeshur. Kjo është atmosfera që kemi dhe është shumë e mirë për të”, deklaroi Flick.