Duka emocionon: Gëzuar Shqipëri, të duam çdo ditë e më shumë

- Bota Sot

Duka emocionon: Gëzuar Shqipëri, të duam çdo ditë e më shumë

Sot është 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë. 113 vjet më parë, më 1912, u shpall Pavarësia e Shqipërisë, në Vlorë me një Deklaratë ku tregohej se Shqipëria shpallte mëvetësinë nga Perandoria Osmane.

Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në këtë ditë të veçantë ka shumë urime nga personazhe të njohur, mes tyre edhe nga sporti.

Armand Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku nëpërmjet një video mjaft të veçantë dhe të bukur uron gjithë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë.

“Gëzuar Pavarësinë Shqipëri! 113 vite shtet i lirë e sovran. Të duam çdo ditë e më shumë”, ka shkruar Duka.



Lexoni të gjitha në Bota Sot