Edhe një futbollist i talentuar i Bashkimit 1947 nga Kumanova ftohet te Maqedonia e Veriut U-20.
"Talenti i FC Bashkimi 1947, Agan Sulimani, ka marrë ftesë zyrtare nga Përfaqësuesja U20 e Maqedonisë për ndeshjen miqësore kundër Lihtenshtajnit, e cila do të zhvillohet më 3 dhjetor, në Lihtenshtajn.
Agani i bashkohet Adis Muratit, duke bërë që Bashkimi të ketë dy përfaqësues në këtë grumbullim të rëndësishëm.
Kjo është edhe një dëshmi e fortë se Bashkimi 1947 është klub që punon me të rinjtë, investon vazhdimisht në zhvillimin e tyre dhe i hap dyert talentave të rinj. Kjo ftesë e dyfishtë e vërteton më shumë se kurrë rrugën e duhur që ka marrë klubi ynë.
Urime Agan! Na përfaqëso denjësisht në arenën ndërkombëtare me profesionalizëm!", njofton KF Bashkimi.