Ajet Shosholli: Kosovë dhe Shqipëri rrugës për të bërë mrekulli!

- Bota Sot

Ajet Shosholli: Kosovë dhe Shqipëri rrugës për të bërë mrekulli!

Trajneri i trajnerëve në Kosovë, Ajet Shosholli, selektori i parë i kombëtares së Kosovës në vitin 1991, thotë se është një mrekulli që Kosova dhe Shqipëria janë në gjysmëfinale të play-off-it për një vend në Kampionatin Botëror.

Shqipëria do të ndeshet me Poloninë dhe Kosova me Sllovakinë.

Ndeshjet luhet më 26 mars të vitit e ardhshëm.

Si Kosova po ashtu edhe Shqipëria do të luajnë në konak të rivalit.

“Kosovë dhe Shqipëri rrugës për të bërë mrekulli!

Jemi në prag të festave të nëntorit të cilat i festojmë çdo vit.                                                         

Por në këtë nëntor , festuam apo endë po festojmë edhe suksesin e dy kombëtareve tona në futboll , sukses i jashtëzakonshëm , apo edhe historik më kualifikimin e dy kombëtareve tona në play-off-in e botërorit  2026 që do të mbahet në SHBA , Kanada dhe Meksikë. 

 Kosova në këto kualifikime prej 6 ndeshjeve të zhvilluara, shënoi 3 fitore 2 barazime dhe vetëm 1 humbje, duke i arkëtuar 11 pikë që na dërgojnë në Play-Off-in ë 26 marsit me kombëtaren e
Sllovakisë.

Derisa Shqipëria prej 8 ndeshjeve i kishte 4 fitore 2 barazime dhe 2 humbje , dhe arkëtoi 14 pikë të cilat ja mundësuan ndeshjen e play-off-it më kombëtaren ë Polonisë.

Padyshim sukses i dhe progres i jashtëzakonshëm i futbollit shqiptar, që për herë të parë na jepet mundësia (edhe së do të jetë mjaft ë vështirë) të jemi pjesëmarrës në eventin më të madh të futbollit botëror, apo në botërorin 2026.

Kosova për këto 9 vite që është pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s , shumë shpejtë arriti që të krijojë apo formojë një kombëtarë shumë respektabile dhe cilësorë, që të përballët edhe më kombëtarët më cilësorë, jo vetëm të Europës, por edhe më gjerë. 
 

Jo rastësisht në këto kualifikime ë mundëm Suedinë dy herë, si në Prishtinë po ashtu edhe në Suedi, Slloveninë në Lubjanë dhe barazuam më Zvicrën, të gjitha kombëtarë që zakonisht janë pjesëmarrëse në të gjitha eventet e evropianit dhe botërorit.

Por përveç këtyre rezultateve pozitivë në arritëm që gjatë këtyre kualifikimeve të ofrojmë, promovojmë dhe afirmojmë edhe shumë futbollist të rinj, sikurse që janë: Gallapëni, Hajdari, Hajrizi, Ilir Krasniqi, Dëllova, Avdullahu, Rexhbeçaj, Hoxha, Asllani, Albion Rahmani, Zabërgja, të cilët së bashku më veç tani të afirmuarit si: Muriqi, Rrahmani, Vojvoda, Zhegrova, Rashica, Aliti, Paçarada, Aro Muriç, të jemi konkurrent të dënjë dhë arrë ë fortë në arënën ndërkombëtarë.

Më afrimin apo prurjen e këtyre futbollistëve të rinj, në të vërtet ngadalë dhe në fakt po ndodhë edhe ndërrimi "i qetë" i gjeneratës, pa probleme, pa telashe të mëdha, dhe pa frikë për rezultate pozitivë të kombëtares.

Natyrisht që për këto rezultate pozitivë kanë mëritë të gjithë ata që janë të involvuar apo që janë afër kombëtares, dukë filluar prej krerëve të federatës, stafit profesional dhe futbollisteve të cilët janë gjithmonë më meritorët për sukseset e arritura.

Këtu duhet theksuar së kontribut të konsiderueshëm kanë edhe tifozëria e Dardanëve të cilët ë përkrahin kombëtaren tonë më zëmër, duke e respektuar gjithmonë Fer -plejin sportiv.

Meqenëse gjatë këtyre kualifikimeve i mundëm kombëtarët të cilat fillojnë më shkronjën e parë sikurse që ishte Suedia dhe Sllovenia, shpresojmë që më 26 mars do të na prijë fati deh ta mundim edhe Sllovakinë, pasi që edhe kombëtarja e tyre fillon më shkronjën S.

Ë kam thënë shumë herë dhe po e përsërisë prap se:

" Në shqiptarët jemi të privilegjuar që i kemi dy kombëtare".

Dhe do të jetë një mrekulli e vërtet, nëse dy kombëtarët do të kualifikohemi në këtë event”, ka shkruar Shosholli.



Lexoni të gjitha në Bota Sot