Real Oruro dhe Bloming luajtën në çerekfinalen e Kupës së Bolivisë.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 2:2, por Bloming kaloi më tej për shkak të fitores në ndeshjen e parë( 2:1).
Rezultati dhe rëndësia e ndeshjes kalon në plan të dytë, duke pasur parasysh çfarë ndodhi pas vërshëllimës përfundimtare.
Plot 17 lojtarë u raportuan ndër të tjerë, që morën karton të kuq.
Policia ndërhyri me gaz lotsjellës, ndërsa dhuna u bë kryefjalë për të dyja klubet.
Vendësit e Real Oruru akuzuan ekipin që u kualifikua më tej, se provokuan sherrin duke përdorur ofendimet raciste. Në Bolivi është parë si skandal i madh, pasi pamjet u bënë virale.
Policia gjithashtu e kishte të vështirë të qetësonte situatën. Për këtë u përdor edhe forca.